Bukuroshet që me trupin e tyre ‘dogjën’ internetin gjatë vitit 2017

Showbiz January 01, 2018 - 08:56

Nëse e mendon termin “Modele të Instagramit”, menjëherë para syve të dalin imazhet e bukurosheve të veshura me kostume të larjes dhe veshje të brendshme intime.

Të jesh një modele e Instagramit, nuk do të thotë vetëm të veshësh bikini dhe veshje intime, por gjithashtu duhet të dish se si të pozosh dhe të paraqitesh sa më provokuese, transmeton "Zeri.info".

Dhe ato vërtetë dinë ta bëjnë këtë më së miri, duke bërë foto me të cilat ngacmojnë imagjinatën e secilit. Dhe ato jo vetëm që me fotot e tyre provokuese fitojnë miliona adhurues nga e mbarë bota, por ato gjithashtu në xhirollogaritë e tyre sjellin edhe miliona dollarë.

Padyshim, ato janë të pa konkurrencë në këtë drejtim.

"Zëri", ju sjell katërmbëdhjetë bukuroshet të cilat kanë mbretëruar në rrjetin social Instagram gjatë këtij viti.

1. Lindsey Pelas

Image

Me 7.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram Lindsay Pelas padyshim se është ‘mbretëresha’ e Instagramit kur bëhet fjalë për modelet të cilat famën e kanë arritur pikërisht falë këtij rrjeti social.

Image

Linjat e saj trupore gjithnjë tërheqin vëmendjen, teksa në plan të parë gjithmonë e nxjerr gjoksin e saj gjigant dhe joshës, transmeton "Zeri.info". Edhe pse ka marrë oferta milionëshe për të luajtur në filma për të rritur, ajo u ka rezistuar këtyre ofertave, duke insistuar se i vetmi vend ku ajo mund të shihet e zhveshur, është Instagrami dhe ballinat e revistave të ndryshme, por asnjëherë të llojit erotik. 

2. Kate Dros

Image

Kate Dros është një bukuroshe nga Polonia e cila si adoleshente ishte zhvendosur në Nju Jork, për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë modele, përcjell "Zeri.info".

Image

Dhe ajo aspak nuk e kishte të vështirë, duke marrë parasysh bukurinë dhe trupin shpërthyes që ka. Ajo është ndër modelet më të kërkuara në Google gjatë këtij viti, ndërsa në Instagram ka miliona ndjekës.

3. Jocelyn Chew

Image

Fakti se Jocelyn Chew ka gjene të shumëfisha, përfshirë islandeze, kineze dhe kanadeze, ka bërë që ajo të ketë një pamje vërtetë unike dhe ekzotike.

Image

Dhe kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se ajo ka edhe një trup super seksi, atëherë padyshim se kjo i arsyeton miliona adhuruesit e saj në Instagram, të cilët magjepsen me fotot provokuese të saj, transmeton "Zeri.info".

4. Jen Selter

Image

Jenn Setler fillimisht është bërë e famshme përmes postimit të fotove nga ushtrimet e saj fizike, duke dëshmuar se kishte një trup tmerrësisht seksi. Mirëpo, me rritjen e famës, ajo kishte filluar të publikoj foto provokuese në Instagram, duke arritur të ketë miliona ndjekës.

Image

Ajo disa herë është shpallur si modelja me vithet më vitale dhe më të formësuara në Instagram, ndërsa këtë vit e ka marrë edhe titullin e trajneres së fitnesit më seksi në botë.

5. Anastasia Kvitko

Image

Vithet e Kim Kardashianit janë asgjë në krahasim me vithet e ruses së bukur Anastasia Kvitko, përcjell "Zeri.info".

Kjo bukuroshe me të drejtë është shpallur si modelja e Instagramit me vithet më të bujshme dhe më seksi në botë. Gati në të gjitha fotot të cilat ajo i publikon në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, në plan të parë janë vithet e saj me përmasa impresive, të cilave vështirë se mund t’u rezistoj ndokush. 

6. Viki Odintcova

Image

Viki Odintcova punon vazhdimisht për të mbajtur trupin e saj në formë të përkryer. Trupi i saj i mrekullueshëm nuk është i vetmi aset, që ka bukuroshja nga Rusia.

Image

E për të mos harruar, ajo nuk përton të shfaqë linjat trupore bombastike në llogarinë e saj ‘Instagram’, ku ka edhe qindra mijëra ndjekës. Ajo gati çdo ditë i qeras adhuruesit e saj me foto të nxehta të cilat i realizon në sete të ndryshme të fotografimit.

7. Anna Herrin

Image

Sa herë që Anna Herrin del në plazh për të bërë sërf, apo për të bërë jogë, përreth saj mblidhen me qindra adhurues, të cilët duan që të kënaqen me pamjet që bukuroshja ofron e veshur në bikini provokues, shkruan "Zëri". Dhe asaj sikur i pëlqen kjo, pasi asnjëherë nuk mundohet të fshihet. Përveç kësaj, publikimi i fotove seksi në Instagram, është rutinë për modelen super-seksi.

8. Ashley Sky

Image

Ashley Sky është një modele amerikane e cila kohën e saj e ndan mes Londrës dhe Nju Jorkut. Zeshkania atraktive ka arritur që me fotot e saj provokuese në bikini dhe veshje intime, por shpesh edhe tërësisht e zhveshur, të ketë miliona ndjekës në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, transmeton "Zeri.info". Padyshim se ajo është ndër modelet më të ndjekura në Instagram.

9. Cherie Noel

Image

Mjafton vetëm të shikosh një foto të Cherie Noel dhe të dashurohesh në çast. Kjo bionde atraktive ka me mijëra foto të nxehta në Instagram, ku në shumicën prej tyre ajo nuk ka fare rroba.

Bukuroshen gjatë këtij viti kemi mundur ta shohim në ballinat e shumë revistave të modës dhe ato për meshkuj.

10. Elizabeth Turner

Image

Vetë Elizabeth Turner ka deklaruar se gjithmonë ka qenë një vajzë e guximshme, e cila nuk ka hezituar të tregoj format e saj trupore në rroba vërtetë provokuese, përcjell "Zeri.info". Përveç fotove seksi të cilat i shpërndanë në Instagram, ajo njihet edhe për skandalet e shumta seksuale, por të cilat vetëm sa i kanë rritur famën.

11. Melody Le

Image

Kjo bukuroshe karrierën e saj e ka filluar duke u paraqitur në videoklipe muzikore për reperë të ndryshëm, ku në rend të parë ishte trupi i saj jashtëzakonisht seksi, por edhe pozimet provokuese.

Kjo vetëm sa ia ka hapur rrugën që ajo të arrij popullaritet në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ku ajo padyshim se konsiderohet si ndër modelet më seksi në botë.

12. Sarah Stephens

Image

Sarah Stephens është një modele britanike, por e cila famën e saj e ka arritur vetëm pas zhvendosjes në Amerikë. E paraqitur në kalendarë seksi dhe ballina të revistave për meshkuj, kjo bukuroshe ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, pikërisht falë fotove të nxehta të cilat i poston rregullisht.

13. Cindy Mello

Image

Modelja braziliane Cindy Mello, është një yll në ngritje por këtë e bën me hapa të shpejtë, pasi zeshkania atraktive ka një trup vërtetë seksi dhe tërheqës, të cilin vazhdimisht e reklamon përmes postimit të fotove të nxehta në Instagram, përcjell "Zeri.info".

14. Madi Edwards

Image

Përveç që mund të krenohet me mbi 3800 lloje kafshësh të ndryshme ku shumë prej tyre nuk gjenden në asnjë vend tjetër, Australia padyshim se duhet të mburret edhe me bukuroshen Madi Edwards, shkruan "Zëri".

Image

Biondja atraktive dallohet për nga format jashtëzakonisht seksi të trupit të cilat nuk përton aspak t’i tregoj përmes postimeve në Instagram dhe kjo ka bërë që ajo për një kohë të shkurtër të fitoj miliona ndjekës në Instagram. /ZËRI/