Big Mama e përmbyll vitin me një foto tërheqëse

Showbiz December 31, 2017 - 11:29

Një nga personazhet më të komentuara gjatë vitit 2017 ka qenë padyshim edhe Big Mama.

Këngëtarja muaj më parë kishte bërë një veprim i cili mori gjithë vëmendjen e opinionit, shkruan lajmi.net.

Ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike me të cilën ngushtoi lukthin dhe largoi kilet e tepërta.

Ndërsa tani, Bigi ka arritur linjat e dëshiruara trupore dhe këtë gjë e tregojnë më së miri fotografitë që publikon në rrjete sociale.

Një fotografi të tillë këngëtarja e ka postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet tejet atraktive. 

Image