Femra, makina apo shtëpi? Ja çfarë ka më shumë Blerim Destani

Showbiz December 31, 2017 - 11:13

Është njëri ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar, i cili njihet për rolet e tij në shumë projekte filmike.

Blerim Destani ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ai foli për jetën e tij private, rreth profesionit të tij aktrimit si dhe padyshim për miqësin me disa prej emrave të njohur, siç është reperi Noizy.

Aktori qëndron mirë nga ana financioare, ai njihet për jetën luksoze: makinat, shtëpitë dhe femrat.

Blerimi u pyet se a ka më shumë femra, makina apo shtëpi; ai befasoi me përgjigjen.

“Unë në fakt kam më shumë shtëpi , sepse kam një në Tiranë tek Ermali, një shtëpi në Durrës tek Noizy, një në Gjakovë tek Cana, kam edhe një në New York. Sepse motoja ime është ku ke  një mik të mirë  ke një shtëpi”, ka shtuar aktori.