Skenë e mbushur me skandale dhe ndarje

Showbiz December 30, 2017 - 16:32

Viti që po lëmë pas ishte viti i sukseseve, dështimeve, martesave të shumta e po ashtu edhe i ndarjeve të shumë çifteve të shoubizit shqiptarë.

Ky vit që po lëmë pas, pati edhe skandalet e veta duke ardhur tek ndarja. 2017-ta, ishte përplot me befasi të mëdha, qysh në fillim të këtij viti filluan shumë lidhje dashurie me romanca të shumta që preknin ‘qiellin’ nga gëzimi, por, në momentin kryesorë, kur dëshironin ta kurorëzonin lidhjen e tyre shumë çifte përfunduan në ndarje.

Incidenti që mund të përfundonte me vrasje

Por skandali më i madh që mund të konsiderohet këtë vit, është rasti i bukuroshes Luana Vjollca, i cili ka mundur të përfundoj me pasoja tragjike.

Në të vërtetë, situata e cila ka degraduar në sherr me grushte mes një adhuruesi të Luana Vjollcës dhe të dashurit të saj Krenar Çoçajt, mund të kishte përfunduar edhe në vrasjen e këtij të fundit, shkruan "Zëri".

Luana derisa po dilte nga puna dhe kur po nisej për në shtëpi me makinën e saj Audi, nga pas i ishte vënë ky maniak me një automjet Fiat Punto.

Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e të dashurit të saj Krenar Çocaj, i cili ishte prapa makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.

Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik. Në këtë moment, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar tek xhami i parë Luanës duke i bërtitur, por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen.

Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës.

Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se sulmuesi teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë.

Ai ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila kishte fishekun gati për t’u shkrepur.

Luana më pas është shoqëruar në polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016. I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”.

Ndarje e dhimbshme

Një ndër çiftët që përfundoi në histori të dhimbshme ishte ajo ndërmjet këngëtarit Stresi dhe Kejsit të cilët ishin lidhur 3 vite më parë fshehurazi nga të gjithë madje edhe nga mediat rozë.

Duke mos bërë publike asgjë deri në kohën kur Stresi ishte i gatshëm për martesë dhe u mendua se po i jepet fund beqarisë së tij, kjo përgatitje për martesë i doli në ndarje Stresit, pasi i publikuan disa fotografi nga një person i tretë dhe gjithçka mori teposhtën. Historia e njohjes së këtij çifti ishte mjaft interesante.

Siç tregon Stresi në një intervistë për “Top Magazine”, se e ëma e Kejsit, ia kishte besuar të bijën Stresit për ta ruajt në lagje para tre vjetësh, pasi që ajo binte shumë në sy për shakë të bukurisë që kishte.

“Ne shkonim shumë mirë si fqinj, Kejsi është shumë e mbajtur, është vetëm 22 vjeç, unë jam 31, kështu që thash më mirë të ketë një burrë talent si unë”, kishte dekalruar Stresi.

Dyshja gjatë lidhjes së tyre shkonin shumë mirë me udhëtime të ndryshme në Evropë me ç’rast edhe e shfrytëzuan dashurinë e tyre. Por, kur u mendua se Stresi do të ‘rehatohet’ dhe nuk do të jetë ai djali ‘bad boy’ siç jemi mësuar ta shihnim, në momentin që ata planifikonin martesën atyre si shumë çift të tjerë të estradës u erdhi fundi, përcjell "Zeri.info".

Stresi ishte shumë i dashuruar madje ai pas ndarjes vazhdimisht ka qenë i fokusuar në rrjetet sociale duke shprehur mërzinë dhe mllefin ndaj femrës që dashuronte.

Kishin romancë si në përralla, po u dështoi

U deshën vetëm pak ditë të janarit që çifti Beatrix Ramosaj dhe Ervi Cenolli t’i jepte fund lidhjes disa vjeçare. Lidhja e tyre po funksiononte mjaftë mirë madje në Shqipëri u quanin edhe si çifti më simpatik që ka pasur ndonjëherë shoubizi shqiptar.

Jeta e tyre ishte sikur në përralla, me përplot romancë, dhurata të bukura, surpriza romantike, udhëtime të shpeshta dhe shumë dashuri që e shfaqeshin çifti.

Por, në fillim të këtij viti ndodhi krejt e kundërta ata u ndanë pa dhënë asnjë shpjegim. Ndërsa në anën tjetër i dashuri i Beatrix, u pa menjëherë pas ndarjes në krahët e një vajze tjetër me emrin Ina, e me të cilën filtronte live në një video.

Kjo edhe është njëra nga arsyet e ndarjes së këtij çiftit.

Arta Nitaj e pafat në dashuri

Lidhjet e aktorëve me emra të njohur është bërë e zakonshme në tregun e shoubizit shqiptarë. Pasi që u përfol një lidhje e aktores së Arta Nitaj, me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kjo gjë në fund rezultoi me ndarjen e këtyre dy të fundit. Por, aktorja Nitaj, nuk e la me aq. Ajo brenda këtij viti ishte shumë e përfolur si artiste më ‘zemerthyese’, Nitaj shumë shpejt u bashkëngjit në klipin e këngëtarit nga Shqipëria Bruno i cili njihet për lidhjet e tij me femrat e shoubizit shqiptarë, transmeton "Zeri.info".

Bruno u përfol gjatë gjithë verës së këtij viti që po lëmë pas, se ishte në një lidhje me aktoren Arta Nitaj e që kjo e fundit bënte pjesë në klipin e fundit të Brunos ‘A me don’, e cila thuhet se ishte dedikim për aktoren Nitaj.

Klipi sado që përmbante skena të nxehta, dyshja u munduan gjatë gjithë kohës ta mbajnë të fshehur lidhjen e tyre, madje ende pa e konfirmuar mirë lidhjen, nuk vonoi shumë dhe erdhi ndarja e tyre.

Lajmin e ndarjes e kanë konfirmuar të dy aktorët. Së pari ata e larguan njëri-tjetrin nga miqësia në Instagram, e pastaj Bruno në një intervistë  ekskluzive ka thënë se: “Është e kaluar. Le të mbetet e kaluar, për aq kohë sa zgjati ishte shumë mirë”.

As lindja e fëmijës nuk ua shpëtoi martesën

Romancat e shpejta e po ashtu edhe ndarjet e menjëhershme, janë diçka e zakonshme në shoubiznes. Kjo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares Altuna Sejdiu e cila në vitin 2015 i dha fund lidhjes së saj me reperin e labelit të Babastars, Cozman.

Pas ndarjes Tuna e gjeti vetën në krahët e këngëtarit Patris Berishaj, e cila lidhje u konsolidua se nisi befasisht shumë shpejt. Dyshja u martua në janar të këtij viti, dhe pak muaj më vonë u bënë edhe prindër me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë Tian.

Por, problemet mes dyshes filluan menjëherë të dalin në shesh, madje ata edhe pse jetonin bashkë në Prishtinë, Tuna mori fëmijën dhe u shpërngul në Shkup për të jetuar larg Patrisit.

Ata as fëmija nuk po i mban tani dot së bashku, edhe pse ata asnjëherë nuk pranuan se ishin ndarë dhe po jetonin ndaras. Këngëtarja nga Shkupi ka nxitur dyshime se ishte ndarë nga Patrisi së pari duke mos e ndjek më Patrisin në Instagram, madje i kishte bllokuar edhe Instagramin e të birit të saj Tiani i cili menaxhohet nga Tuna, shkruan "Zëri".

Në mesin e çifteve tjera të famshme që këtë vit u ndanë, janë edhe Vesa Luma dhe Big Basta, Jonida Maliqi dhe Genti dhe Eni Koci dhe Genc Prelvukaj.

Dasma mes Big Mama-s u anulua në momentin e fundit

Përveç këtyre martesave të shumta që solli vera e vitit 2017, ky vit solli edhe ndarjen e Besiana Kasamit e njohur si Big Mama. Big Mama e cila ishte në një lidhje dashurie ku pranoi edhe publikisht se ishte e dashuruar, por që ishte ndarë nga i dashuri misteriozë për arsye se nuk ecte lidhja. Është raportuar se i dashuri i saj e kishte braktisur në momentin e fundit para kurorëzimit.

Këtyre spekulimeve të shumta në portalet online, Bigu ka dalë në një intervistë, ku ka thënë se nuk kishte përmend asnjëherë që do të ketë ndonjëherë dasmë. Por, ajo çka është e vërtet është se Bigu u nda nga i dashuri i saj misterioz dhe tani është e lirë.

“Nuk ishte planifikuar dasmë, portalet më kanë martuar. Unë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private. Por, kam qenë dhe dua të jem transparente me publikun. Kam thënë diku që jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kaq u desh dhe portalet më martuan. E vërteta është që isha në një lidhje, por nuk eci dhe ndarja është definitive, jemi dy tipa të kundërt”, tha këngëtarja. /ZËRI/