U pajtua me Albert Krasniqin, Noizy i shan Babastars-at në mes të Prishtinës

Showbiz December 27, 2017 - 21:56

Noizy kthehet sërish kundër BabaStars, çfarë do thojë Getoari tani?!

Albert Krasniqi është ish-anëtari i Babastars i cili plagosi Noizy-n në një konflikt para një viti në Prishtinë, por siç duket për ta kjo ngjarje i përket së shkuarës. Ata janë fotografuar bashkë në një darkë dhe konflikti i tyre ka marrë fund, por mesa duket konflikti me BabaStars(dikur BabaRecords) jo.

Në koncertin që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, Noizy ka kënduar këngën e tij të vjetër “Na jena mbretër” dhe sigurisht që ka kënduar pjesën “Fuck BabaRecords”, me gishtat e mesit lart, duke marrë edhe mbështetjen e publikut.