Ramush Haradinaj e merr në intervistë Ramiz Lladrovcin! Ja çfarë e pyet (Video)

Showbiz December 26, 2017 - 17:16

Emisionet e fundvitit janë ato që gjithnjë sjellin personazhe e personalitete të ndryshme në mënyrë krejt ndryshe nga se jemi mësuar t’i shohim.

Këtë vit është Klan Kosova ajo që po i sfidon politikanët tonë në moderim, madje edhe kundërshtarët politik.

E njëra nga befasitë më të mëdha do të jetë moderimi i lajmeve nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në shoqërinë e bashkëshortes së tij Anita Haradinajt, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në promo mund të shihni se si kryeministri e merr në pyetje kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin i cili vie në rolin e një gazetari tereni./Indeksonline/