Gold AG i mirëpritur te katolikët në Stubëll

Showbiz December 26, 2017 - 16:21

Gold AG gjithmonë është veçuar si njëri ndër reperët më të suksesshëm në vend.

Por përveç kësaj Goldi njihet edhe si një besimtar dhe praktikues i devotshëm i fesë islame, transmeton Gazeta Express.

Një ditë më parë Goldi me rastin e festës së Krishlindjeve kishte shkruar një status në rrjetet sociale me mbishkrimin “E dua Jezusin sepse është musliman”.

Pas këtij postimi Goldi nuk ishte ndalur me kaq. Ai në Stubëll kishte argëtuar shumë besimtarë katolik me muzikën e tij së bashku me Gjovanin. Sipas Goldit të gjithë të pranishmit ishin argëtuar jashtë mase me performancën e tyre.

Goldi pas përfundimit të performancës është pritur nga prifti i Stubllës Don Jetoni dhe disa besimtarë katolik të tjerë./Gazeta Express

pranishmit ishin argëtuar jashtë mase me performancën e tyre.