Milioneri maqedonas surprizon Adelina Tahirin

Showbiz December 24, 2017 - 15:56

Pak ditë më parë Adelina Tahiri dhe milioneri maqedonas me profesion avokat, Serjozha Markov mbajtën drekën e fejesës duke konfirmuar lidhjen e tyre që prej ditësh ka qenë kryefjala e mediave.

Përpara se lajmi të konfirmohej, Adelina shpeshherë në postimet e saj në Instagram tregonte buqetat me lule apo surprizat, por pa zbuluar se kush i bënte ato.

Edhe këtë mëngjes, Adelina është surprizuar me një kuti me trëndafila të kuq që tani dihet se nga kush i merr. Në foto shihet se këngëtarja është duke konsumuar kafen e mëngjesit me të fejuarin. /Metro/Image

Image