Fejesa e Adelinës pushtoi mediet, reagojnë edhe Blero e Afrona

Showbiz December 19, 2017 - 11:22

Një ditë më parë këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ishte ajo e cila pushtoi mediet në Kosovë e Maqedoni.

Adelina kishte bërë të ditur lajmin për fansat e saj se ajo është fejuar së bashku me njeriun e ëndrrave të saj, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Adelina përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram ku kishte publikuar unazën dhe kishte shkruar se ajo i ka thënë “PO”.

Natyrisht Adelinës nuk i kanë munguar as urimet e shumta nga fansat, familjarët, miqtë e shumë koleg të saj.

Një urim për fejesë i ka bërë edhe çifti i njohur Blero e Afrona Dika.

“Urime”, “Urime Adi”, ishin urimet që kishin bërë çifti i famshëm.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u publikuan edhe disa lajme ku thuhej se cili është i fejuari i saj, megjithatë deri më tani Adelina nuk ka folur për këtë çështje./Gazeta Express/

Image