Ato duhet vetëm të jenë të bukura, e milionat vijnë vetë

Showbiz December 19, 2017 - 09:00

Ato janë të bukura dhe të parezistueshme. Në bukurinë e tyre kënaqet i tërë planeti dhe ato janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Prandaj nuk çudit që për shkak të bukurisë ato heqin dorë nga shumë gjëra.

Por si kompensim ato marrin miliona dollarë gjatë vitit. Këto janë pesë supermodelet më të paguara për këtë vit.

Falë bukurisë së saj, Kendall Jenner brenda një viti fiton 22 milionë dollarë dhe me këtë ajo është bërë modelja më e paguar në botë, transmeton "Zeri.info".

Ajo me fitimet e saj ka arritur ta zbresë nga froni mbretëreshën e fitimeve për 15 vjet me radhë, Gisele Bundchen. Kendal fitimet e saj i ka dyfishuar në krahasim me vitin paraprak. Këtë vit për çudi fitimet e Gisele Bundchen kanë rënë në 17.5 milionë dollarë.

Edhe sot konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura në botë dhe kjo pa asnjë ndërhyrje kirurgjike në trup. I thoshin se kishte hundë të madhe, ndërsa si e vogël e quanin të shëmtuar.

Por me karrierën e saj ajo e ka dhënë përgjigjen ndaj këtyre komenteve. Chrissy Taigen kishte një fitim më të vogël, gjithsej 13.5 milionë dollarë. Vitin e kaluar njihej për skandalet në qilimin e kuq, duke zbuluar këmbët, por edhe mesin e këmbëve, përcjell "Zëri".

Viti 2017 ishte paksa më i qetë, por ajo nuk mund të ikë nga natyra e saj. E pëlqen të ekspozojë trupin dhe në këtë janë mësuar të gjithë, duke përfshirë edhe burrin e saj John Legend.

Qëkur në vitin 2000 e ka nënshkruar kontratën e parë, Adriana Lima është bërë ndër modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë.

Këtë vit ka fituar 10.5 milionë dollarë, ndërsa përveç famës në pistat e modës ajo së fundmi është e popullarizuar edhe për romancën me shkrimtarin turk Metin Hara.

Gigi Hadid edhe pse në krahasim me bukuroshet tjera ka fituar vetëm 9.5 milionë dollarë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.

Me motrën Bella është bërë njëra ndër manekinet e reja më të kërkuara, ndërsa motrat për herë të parë kanë shëtitur në revynë e “Victoria’s Secret”. /ZËRI/

Image

Image

Image