“Zhurmë” nga Fifi shënon edhe një sukses

Showbiz December 19, 2017 - 08:50

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi këto ditë po shijon sukseset e këngës së fundit.

Projekti mban titulllin ‘Zhurmë’ dhe me të Fifi ishte konkuroi në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku shihej si pretendente për çmimin e parë, shkruan lajmi.net.

Fifi mori çmimin e tretë në atë festival dhe kënga po vazhdon të jetë në mesin e projekteve aktuale më të dëgjuara.

Përmes rrjeteve sociale, Fifi ka bërë të ditur që kënga ka shënuar një sukses të ri, tashmë ka kaluar shifrën prej 4 milionë klikimesh.

Këtij suksesi, Fifi i është gëzuar tejmase dhe ka falënderuar bashkëpunëtorët Kledi Bahiti, ThedotsProduction, MaxProductional e të tjerët. 

Image