Arian Çani e puthë edhe Big Mamën (Foto)

Showbiz December 16, 2017 - 11:37

Këngëtarja Big Mama është një ndër personazhet me të komentuara të shoubizit shqiptar.
Muaj më parë, ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për zvogëlimin e lukthit me qëllim të largimit të kileve të tepërta, shkruan lajmi.

Këngëtarja ishte e ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin, ky i fundit njihet për pyetjet thumbuese që u bën të ftuarve.

Madje, shumë prej protagonisteve të ftuara në emisionin e tij nuk i ka “lëshuar” pa ua dhuruar nga një puthje.

E kështu ndodhi edhe me Big Mamën, në faqen zyrtare të TV Klan në rrjete sociale, është publikuar fotografia në të cilën Ariani shihet duke e puthur në faqe Bigin.

Këngëtarja në emision kishte thënë se nuk po vuan për ishin ngase e ka gjetur dikë tjetër, por sa është kjo gjë e vërtetë e di vetëm Bigi.

Image