Çfarë ndodh kur femra më seksi në botë zhvishet dhe hyn në ringun e boksit? – (Video)

Showbiz December 15, 2017 - 10:22

Manekinia Hailey Baldwin e cila këtë vit është shpallur si femra më seksi në botë nga revista “Maxim “, edhe njëherë ka dëshmuar se këtë titull nuk e ka fituar rastësisht, transmeton Zeri.info.

Image

Bukuroshja 21-vjeçare për nevojat e xhirimit të një videoje si pjesë e reklamës së revistës “Love”, është zhveshur në të brendshme provokuese dhe ka hyrë në ringun e boksit. Në këtë video, Hailey bën ushtrime të shumta dhe vështirë se dikush mund t’i rezistoj trupit të saj të djersitur dhe të formësuar. “Më pëlqen të ushtroj në të brendshme seksi, e kush nuk e pëlqen?”, ka thënë Hailey.

Biondja, e cila përndryshe është vajza e aktorit të famshëm Stephen Baldwin, ndërsa për opinionin është bërë e famshme për romancën e saj me Justin Bieber. Ajo gjithashtu do të jetë pjesë e një kalendari të cilin këtë vit e zbukurojnë edhe Rita Ora, Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Ashley Graham./ZERI