Këngëtarja e famshme drejt martesës?!

Showbiz December 15, 2017 - 09:45

Ata po përgatiten të festojnë sezonin e tyre të parë festiv si çift, pasi romanca e tyre u bë publike në shkurt të këtij viti.

Shpirti i Krishtlindjeve duket se ka mbërritur në shtëpinë e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, teksa ata shihen të dekorojnë pemën e krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në New York, bashkë me binjakët Max dhe Emme, transmeton "Zeri.info".

48-vjeçarja i ka publikuar fotot e mbrëmjes në historitë në “Instagram”.

Ndonëse ata kanë vendosur të bashkëjetonte pak kohë më parë, një burim i tha revistës “E!”, ku pohoi se Alex është gati t’i propozojë Jenniferit nga dita në ditë dhe ndoshta dita e madhe do të jetë vigjilja e Krishtlindjeve.

Këtë periudhë të jetës së saj këngëtarja 48-vjeçare e ka quajtur “Epokën e artë”, pasi është bërë njeri më i mirë në krah të Alexit, është bërë një vajzë më e mirë, një nënë dhe mike më e mirë dhe sigurisht një partnere më e mirë jete.

Nëse vërtet do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo, përcjell "Zeri.info".

Jennifer sot ndan kujdestarinë e dy binjakëve Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për 1 dekadë, nga viti 2004-2014.

Ylli i shoubizit ka qenë më herët e fejuar me aktorin Ben Affleck, nga viti 2002 deri në 2004-n.

Më parë aktorja dhe këngëtarja ka qenë e martuar me Ojani Noa për një vit, në 1997-n dhe me balerinin Cris Judd nga viti 2001-2003. /ZËRI/

 

Image