Nën vëzhgim prejse u bë e famshme

Showbiz December 14, 2017 - 08:33

Rita Ora beson se është “viktimë e një vëzhgimi të përhershëm” prejse është bërë e famshme.

Ylli shqiptar, përveçqë është bërë e famshme për hitet e shumta muzikore, ajo gjithashtu ka bërë famë edhe me romancat e saj të shumta me meshkuj të njohur, ndër ta edhe Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Ricky Hil, transmeton "Zëri'.

Mirëpo, ajo mendon se është e padrejtë sepse është gjykuar më shumë se cilado këngëtare tjetër në botën e muzikës dhe filmit.

“Isha viktimë e vëzhgimit të vazhdueshëm dhe kritikave të tepruara. Ende jam dhe kjo është bota ku po jetojmë dhe kështu janë gjërat, por mund të mbijetosh dhe mund t’i tejkalosh këto pengesa. Kam dashur ta bëj këtë dhe të jem një femër në këtë industri e cila ka aftësi për të ngritur zërin”, ka deklaruar ajo për tabloidin “Daily Star”, transmeton "Zeri.info".

Edhe pse Rita është në masë të madhe e përqendruar që t’i pushtojë toplistat me muzikën e saj, ajo është e interesuar që ta zgjerojë horizontin e saj dhe t’i ndihmojë ata që ishin me më pak fat se ajo.

Filantropia e saj është nxitur nga një udhëtim në Afrikë për t’i ndihmuar fëmijët në gjendje të vështirë.

“Kam shkuar në Afrikë për t’i takuar fëmijët që jetonin në fshatra dhe të cilët nuk kanë ide se çfarë po ndodh dhe kanë probleme për të siguruar ushqimin për veten dhe familjen. Aty e kam parë se jeta e tyre duket plotësisht ndryshe nga jona, prandaj dua të jem zëri i atyre që kanë nevojë”, ka shtuar ajo. /ZËRI/

 

Image