Bleona ishte dëshmitare në martesën e Angela Martinit, ja çfarë thotë ajo

Showbiz December 13, 2017 - 13:56

Mbrëmja e djeshme i kurorëzojë modelen e famshme, Angela Martini dhe partnerin e saj Dragos Savulesco, të cilët u martuan në Las Vegas pa asnjë ceremoni, transmeton Zeri.info.

Mikesha e Angeles, Bleona Qereti ishte e pranishme në këtë natë speciale të Angeles, ajo ishte përcjellësja e nuses si dhe dëshmitare e dasmës së çiftit.

Bleona e ka uruar dyshen me atë të një postim në Instagram.

“Dy nga njerëzit më të bukur brenda dhe jashtë, Angela dhe Dragos! Jam prekur shumë kur më kërkuan të isha dëshmitarja dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre më speciale të martesës. Faleminderit që më latë mua të isha pjesë e një momenti aq të rëndësishëm, sidomos për ty, motra ime e bukur Angela. Të dua dhe do të të dua përgjithmonë. Ju uroj gjithë lumturinë e botës dhe bekime për të dy. Zoti ju bekoftë, trashëgime e më jetë të lumtur!”, ka shkruar Bleona./ZERI

Image