Blero publikon foton më të ëmbel të Tarës

Showbiz December 13, 2017 - 10:52

Tara, vajza e aktores së njohur, Teuta Krasniqit dhe këngëtarit, Blerim Muharremit- Bleros është një nga vajzat, për të cilën shkruhet shumë.

Kjo për faktin se të dy prindërit i ka të njohur për publikun, andaj zgjon edhe kurreshtjen e fansave të tyre dhe mediave. Edhe Teuta, por edhe Blero, ndonëse të ndarë nga njëri-tjetri shihet se kujdesen dhe e duan shumë Tarën, gjë të cilën e bëjnë publike çdoherë në rrjete sociale. Së fundmi, Blero në Instastory ka ndarë një fotografi të vajzës, sipër së cilës ka paraqitur emoji, që tregojnë dashurinë që ka për të.

Në fotografi Tara shihet aq e bukur dhe e ëmbël. Ndryshe, Blero është së bashku me Afrona Dikën, ndërsa Teuta me Adonis Morinën, me të cilët jeton edhe Tara, por që ajo shumë shpesh takohet edhe me babin-Bleron.

Image