“Reputation” i Taylor Swift albumi më i shitur në botë

Showbiz December 12, 2017 - 15:47

Taylor Swift vazhdon të jetë në krye të top listës për albumin më të shitur në botë edhe pas javës së tretë.

“Wild Music Awards” raporton se “Reputation” i këngëtares amerikane është shitur gjatë kësaj jave 229 mijë kopje, kurse që nga publikimi është shitur 2,214,000 kopje.

Kjo është hera e parë në dy vjet e fundit që një album qëndron për tri javë në krye të top listës. Në vendin e dytë renditet “Finally” i Namie Amuro, pasi në javën e fundit është shitur në 159 mijë kopje, kurse në total 1.59 milionë kopje.

“Divide” i Ed Sheranit është ngjitur një vend, nga vendi i katërt në të tretin, me 154 mijë kopje të shitura këtë javë, kurse në total është shitur në 8.41 milionë kopje. Sam Smith me albumin e tij “The Thrill Of It All”, ka rënë një vend dhe tani në vendin e katërt ka shitur në javën e fundit 145 mijë kopje.