Rrëfimi tronditës i bukuroshes: isha mbushur me gjak derisa babai më shqelmonte pa mëshirë - (Foto)

Showbiz December 12, 2017 - 13:08

Gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, skena muzikore nuk ishte e mbushur me videoklipe ku në rend të parë ishte zhveshja sa më e madhe e trupit, trend ky që është tani, por më shumë i kushtohej talentin në muzikë, transmeton Zeri.info.

Image

Të rralla ishin ato këngëtare të cilat kishin guximin për të ekspozuar trupin e tyre në maksimum. Dhe njëra prej tyre dhe padyshim më e popullarizuara në atë kohë, ishte Samantha Fox, e cila me talentin dhe hitet e saj kishte pushtuar zemrën e miliona adhuruesve të saj.

Image

Hitet si “Touch Me”, “Call Me”, “Naughty Girls”, etj, vazhdimisht ishin në majat e toplistave botërore. Dhe këngëtarja britanike e cila tani është 51-vjeçe, tani ka botuar një libër autobiografik me emrin “Forever”, ku ka zbuluar detaje shokuese nga jeta e saj.

 

 Samantha, e cila karrierën e kishte filluar si modele, mes tjerash në këtë libër ka shkruar për fëmijërinë e saj dhe traumat që kishte përjetuar, ndërsa të gjitha këto situata të pakëndshme ia kishte shkaktuar babai i saj John Patrick Fox, i cili ishte alkoolist, i dhunshëm dhe i varur ndaj drogës.

“Pasi me muaj e kisha lutur të më vendoste një radio në veturë, ai prapë nuk e ka bërë dhe pasi në ndihmë më ka dalë truproja im, kjo e ka nxjerrë plotësisht nga takti. Ka filluar të më godas si i çmendur, jam rrëzuar në dysheme dhe e lusja të ndalej. Me duar e mbroja fytyrën, por ai vazhdonte të më shqelmonte. Isha e mbuluar e tëra me gjak. Mendoja se do të vriste. Kur motra ime ka dëgjuar britmat e mia, ka vrapuar të më ndihmoj dhe disi kam dalë deri në rrugë. Por babai ka vrapuar pas meje dhe më ka goditur me shishe të vodkës, duke më shkaktuar gjakderdhje edhe më të madhe”, ka rrëfyer ajo./ZERI