Ritën e emocionon videoja e djaloshit që u përqesh nga moshatarët, ja çka thotë

Showbiz December 11, 2017 - 15:04

Në rrjete sociale këto ditë ka bërë bujë një video e një djaloshi që prekë një çështje e cila është çdo ditë më rritje.

Në videon që është bërë virale shihet një djalë i cili qanë duke thënë se moshatarët e kanë përqeshur duke i thënë se është i shëmtuar dhe nuk ka shokë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj videoje kanë reaguar shumë prej fytyrave publike, duke e dënuar këtë rast dhe bënë thirrje tek prindërit e fëmijëve që të kujdesen më shumë që kjo dukuri të eliminohet.

LEXO EDHE: Videoja e nxënësit që preku të gjithë: 'Më quajnë të shëmtuar dhe se nuk kam shokë'

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka postuar një videoje përmes së cilës bën thirrje që të ndalohet përqeshja, ndërsa për djaloshin thotë që e meriton gjithë botën.

Raste të tilla të përqeshjes ka në mbarë botën dhe vlerësohet si dukuri mjaft shqetësuese. 

 

You are so smart kid and brave and deserve the world!! Bullying must stop right now!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on