Rovena kritikon artistët që nuk e votuan: Pune te mbare ne Pazare te tjera

Showbiz December 11, 2017 - 11:26

Të shtunën ka përfunduar edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike”.

Por, edhe mbas mbarimit të këtij edicioni, Rovena është ndarë e pakënaqur me pikët që nuk i dhuruan miqtë e saj, transmeton Zeri.info.

Ajo në një postim në Instagram i përmendi 7 kolegët e saj të cilët nuk e votuan dhe nuk i dhuruan asnjë pikë.

Rovena i quan të dobët artistët dhe ju uron punë të mbare në Pazare te tjera!

“Elhaida, Endri&Stefi ,Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shume te tjere qe nuk mbaroj deri neser duke i permendur, kane Votuar me 0 Pike Kengen time, por dhe shume te tjera brenda Kengeve Fituese ne menyre qe keta vete te dilnin ne krye, duke shtypur te tjeret.
Vetem 70 pike mungonin qe une te isha ne finale dhe jane pikerisht piket qe mungojne nga keta me siper. Ju i pate votat e mia per 5 vendet e para qe mbreme u shpallen ne krye. Po te njejtet keta e vleresuan Rovin me 0, te njejten Rovene, qe u nominua ne finalen e mbremshme nga vete Stafi i Kenges Magjike me cmimin e interpretimit. Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di. Pune te mbare ne Pazare te tjera!
P.S. Ngjyra Blu tregon qe votimi eshte 0.”, shkroi Rovena./ZERI

Image