Ja kujt ia dedikon çmimin “Best Balade” Samanta Karavella

Showbiz December 11, 2017 - 10:57

Të shtunën është përmbyllur edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike”.

Në natën finale, u ndanë çmimet në 20 kategori të ndryshme, ndërsa çmimin kryesor e mori Anxhela Peristeri.

Një këngëtare që ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë edicion ishte edhe Samanta Karavella, e cila nga festivali nuk doli duarbosh.

Samanta mori çmimin “Best Balade” me këngën “Humbur”, këngë kjo që ishte favorite edhe për çmimin e parë.

Përmes rrjeteve sociale, Samanta ka shkruar se këtë çmim ia dedikon publikut, atyre që janë mbështetësit kryesor që ajo të jetë aty ku është.

“Balada më e mirë #humbur

Dedikuar për të gjithë JU”, ka shkruar ajo.

Image