Biga Mama rrezikon jetën e saj për të humbur peshë

Showbiz December 11, 2017 - 10:50

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, me të cilën ka rrezikuar edhe jetën e saj për të rënë në peshë, transmeton Zeri.info.

Të gjithë e dimë se Bigu kishte mbipeshë dhe gjithmonë kishte menduar se si ta humbas atë peshë.

11 muaj më parë Bigu u fut në një operacion për t'i humbur kilet e tepërta dhe përfundoi atë me sukses.

Tash mbas 11 muajve Bigu bënë një krahasim se si është dukur para dhe pas operacionit.

 “11 muaj më parë mora një vendim shumë të rëndësishëm me të cilin rezikoja jetën që të futem në operacion me qëllim rënien nga pesha. Në foto jam me mjekun i cili më ndryshoi jetën duke më bë një ndryshim drastik si në pjesën fizike ashtu edhe në shëndetin tim. Tashmë ndihem më ndryshe, më pozitive dhe si e shihni foton unë kam pësuar një tjetër pamje që e pasqyron më së miri fotot në vazhdim”, kishte shkruar Bigu./ZERI

Image