Rita Ora mori gjithë vëmendjen me performancën në Londër

Showbiz December 10, 2017 - 15:58

Këngëtarja Rita Ora është shumë e angazhuar në këtë fundvit.

Dje ishte e ftuar të performonte në një koncert të organizuar nga Capital FM  që u quajt, “Jingle Bell Ball 2017”, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte veshur me një kostum me ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër të kombinuar deri tek çizmet, duke marrë kështu gjithë vëmendjen e medieve.

Madje, TheSun shkroi se këngëtarja asnjëherë nuk turpërohet për t’i treguar asetet e saj, ajo bëri hyrje të veçantë e veshur si babadimër ndërsa në skenë ndërroi veshjen.

Rita po shijon suksesin e këngës së fundit “Anywhere”, duke marrë mbi 31 milionë klikime në kanalin YouTube.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image