Kështu duket Dua Lipa pa grim

Showbiz December 10, 2017 - 14:17

Këngëtaret i kushtojnë shumë rëndësi paraqitjeve publike, ngase në çdo rast janë në sy të medieve.

Por, ka disa prej tyre që nuk e kanë fare preokupim atë çështje dhe nuk ngurrojnë të dalin edhe pa grim, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e cila del haptas pa grim.

Në një fotografi që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, Dua pa asnjë kompleks e fotografoi fytyrën nga afër duke lënë t’i duken edhe aknet, por pa asnjë dyshim Dua dukej shumë bukur edhe pse u shfaq ‘ujë e sapun’.

Me këtë fotografi, këngëtarja kishte festuar marrjen e Platinumit të artë si dhe shitjen e 4 mijë kopjeve të singlit “New Rules” në Britani.