Gjendet e vdekur në dhomën e hotelit këngëtarja e re

Showbiz December 10, 2017 - 11:42

Një këngëtare britanike është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Katar.

32-vjeçarja Daniella Obeng ishte larguar vetëm 6 ditë më parë në Katar.

Miqtë e saj thanë se ajo ishte e detyruar të kërkonte punë jashtë shtetit pasi përfitimet e saj u prenë.

Ajo ishte mama e një fëmije, ndërsa mediat britanike shkruajnë se prej disa kohësh vuante nga një tumor në tru dhe nga epilepsia.

Ajo u vlerësua nga autoritetet britanike si e aftë për punë, por nuk mundi të gjejë një të tillë.

Kështu, u detyrua të shkonte në Katar ku gjeti punë në një hotel.

Aty ajo lidhi një kontratë pune 6-mujore, ku do të performonte për të ftuarit.

Por, fatkeqësisht ndërroi jetë një javë më pas.

I dashuri i saj thotë se Daniella ishte tepër e talentuar dhe punonte fort.

Image