Ja në çfarë moshe ka ndërruar jetë aktori Blerim Peci nga 'Vikendi'

Showbiz December 09, 2017 - 08:49

 

Aktori i njohur Blerim Peci ka ndërruar jetë, lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij Fehmi Ferati në rrjetin social Facebook.

Blerim Peci ka ndërruar jetë sot në moshën 44 vjeçare, ai la pas vetës bashkëshorten dhe dy fëmijë të cilët ende janë shumë të rinj.

Ndryshe, së fundmi ai ishte pjesë e emisionit “Vikendi”, i cili transmetohej çdo javë në televizionin publik.

Një nga pjesët më të pëlqyera të këtij emisioni ishte “Udhëtimi në kohë”, në të cilin aktori i ndjerë Blerim Peci luante rolin e një burri tradicional të viteve të mëparshme.

Para se të angazhohej në emisionin “Vikendi”, ai njihet edhe për emisione të tjera, në mesin e të cilëve ishte edhe “ShowMeselation”.

 

Image

Image