Edona, Remzija e Shyhreti e “djegin” në prapaskenë

Showbiz December 08, 2017 - 13:55

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe siç e do zakoni televizionet e produksionet tona, për publikun realizojnë programe të ndryshme festive.

Rrjetet sociale viteve të fundit kanë bërë që ne mos të shohim vetëm atë që na shfaqet në ekran por nga publikimet e artistëve pjesëmarrës zbulojmë shumë më herët ekskluzivitete nga këto xhirime madje edhe atmosferën në prapaskenë, shkruan GazetaExpress.

Disa momente të tilla na ka zbuluar këngëtarja e muzikës popullore, Remzije Osmani.

Remzija në profilin e saj në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihet në shoqërinë e Shyhrete Behlulit dhe Edona Llalloshit.

Tri artistet e respektuara të skenës sonë shihen teksa argëtohen në maksimum me njëra-tjetrën duke vërtetuar edhe njëherë thënien e personazheve të televizionit se “show i vërtetë ndodhë prapa kamerave”.

Ndryshe përmes kësaj video ato na zbuluan edhe veshjen dhe dukjen e tyre të mahnitshme, që do të na shfaqet në ekran në netët festive./GazetaExpress/