Alban Skenderaj ka një befasi të madhe për fansat e tij

Showbiz December 07, 2017 - 11:18

Këngëtari, Alban Skenderaj ka një ëndërr të cilën do ta rikthen në realitet.

 Ai për nderë të 15 vjetorit si muzikant profesionist pritet të organizoj një koncert klasik, ku fansat e tij do të kenë mundësi ti dëgjojnë të gjitha këngët e tij miks, transmeton Zeri.info.

Albani së shpejti pritet që të vijë edhe më këngën e tij më të re “Hapësira e një Ëndrre”, projekt ky i cili thuhet se do ti tejkalon përmasat e një koncerti klasik.

Ky organizim madhështorë e që do të jetë në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe me Band-in profesional pritet të mbahet në Tiranë në ‘Pallatin e Kongreseve’ me 9 shkurt, shkruan Albani në Instagram./ZERI

Image

Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres time. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi ekzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin. 

Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo. Shpejt do te kete informacione me te detajuara mbi gjithcka. 
Faleminderit.

#HapesiraENjeEndrre #09Shkurt#PallatiIKongreseve #15ViteMuzike