Shfaqet Lule Bajra, shikoni sa shumë ka ndryshuar ajo

Showbiz December 06, 2017 - 16:17

Lule Bajra ishte njëra ndër këngëtaret më të famshme të viteve të 90-ta.

Karrierën e saj e filloi me këngën folklorike duke pasuar me atë popullore dhe zbavitëse, transmeton Gazeta Express.

Lulja ende mbahet mend për disa hite si “Selman Kadria”, “Sa ka yje në qiell” dhe pothuajse kënga më e mirë e asaj kohe, titullohet “Telefoni”.

Por, me kalimin e viteve këngëtarja e njohur filloi të mos jetë më aq aktive në skenën muzikore.

Megjithatë kohë pas kohe ajo ka sjellë ndonjë projekt.

Vitet kalojnë dhe që nga ajo kohë e deri më sot, Lulja ka ndryshuar shumë në pamjen e saj, megjithatë duket shumë më bukur.

Madje po mos ta mbanit mend emrin e saj, vështirë se do ta njihnit.

Kujtojmë se Lulen mund ta shihni edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Image

Image

Image