Rita flirton me njeriun e martuar, zemërohen fansat

Showbiz December 05, 2017 - 17:03

Kampioni i sportit luftarak UFC, Conor McGregor, tashmë nëntë vite është në lidhje të lumtur me Dee Devlin, me të cilën në fillim të këtij viti ka djalin Conora Jr. Mirëpo, tani ylli i sportit ka filluar të argëtohet me femra tjera.

Dhe ishte pikërisht këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila ditë më parë ishte në shoqëri të Conor-it. Ata janë parë shumë të përafërt me njëri tjetrin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës në Londër, ku vetëm kanë munguar puthjet.

Image

Mirëpo, reagimi i fansave ishte ashtu siç ishte pritur. Këngëtarja nga Kosova, në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë një foto në të cilën ajo dhe McGregor janë shumë të përafërt me njëri-tjetrin, ndërsa nën foto ka shtuar edhe ‘hashtagun //Date night//’ i cili tregon se dyshja ka qenë në takim.

Mirëpo, miliona adhuruesit e Ritës, nuk ishin aspak të kënaqur me faktin se ajo po shoqërohet me njeriun i cili është në lidhje dhe ka fëmijë. Dhe shumica e komenteve ishin mjaft të ashpra.

“Nuk mund ta duroj një bushtër që lidhet me meshkuj të martuar”, “Natë takimi me njeri të martuar? Kjo është gjë e zakonshme për ty, apo jo?”, “Duhet të të vije turp shkaku i gruas që ka fëmijë me Conor”, ishin vetëm disa prej komenteve me të cilat adhuruesit e kanë sulmuar Ritën./ZERI