Ja si i gëzohet suksesit të Dua Lipës ambasadorja Vlora Çitaku

Showbiz December 05, 2017 - 14:24

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i është gëzuar tej mase suksesit të radhës të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipës, transmeton “Zeri.info”.

Ajo ka publikuar linkun e revistës “Time”, revistë kjo që e radhitë Dua Lipën të parën me këngën e saj “New Rules”.

Në mbishkrimin e linkut, ambasadorja Çitaku ka shkruar "Shikojeni se kush është numër 1", transmeton “Zeri.info”.