DJ i madh amerikan, Kevin Yost të shtunën në Zone

Showbiz December 05, 2017 - 11:40

Festat e fundvitit po afrohen e bashkë me to edhe mbrëmjet festive në kryeqytet.

Kësaj radhe është aktivizuar Zone Club me spektaklin e muzikës elektronike, i cili do të fillojë të shtunën e 9 dhjetorit.

Më saktë, Zone Club ka njoftuar se të shtunën, më 9 dhjetor në skenën elektronike të kryeqytetit do të vijë Kevin Yost - një DJ i madh nga SHBA.

Në mbrëmjen e njëjtë në skenë do të ngjiten edhe DJ M.I.M, i cili e festoon 17 vjetorin e fillimit të karrierës si DJ.

Pas tij do të jetë edhe Ledio Ciko nga Shqipëria, i cili do t’i bashkëngjitet festës në natën e ekselencës elektronike që po mbahet në qendër të Prishtinës.

Në njoftimin dhe ftesën zyrtare të Zone thuhet “Të nderuar, me këtë line-up spektakolar, ftojmë përzemërsisht krejt skenën elektronike të vendit, dhe njerëz te ri që nuk e kan përjetu ende Zonen Elektronike, me ardhë me festu, me u lidhë, dhe me e përjetu bashk me neve këtë event të Babadimrit Deep Elektronik, para se me na ikë viti”.

Linku i ngjarjes me Yost, Mim dhe Ciko: