Gjesti madhështor i artistëve tonë! Këndojnë me gjuhën e shenjave bashkë me personat me aftësi të kufizuar

Showbiz December 03, 2017 - 22:10

3 dhjetori shënon edhe “Ditën e personave me nevoja të veçanta”, ndërsa pikërisht në këtë ditë është publikuar edhe projekti domethënës me titull “Ti barabartë Unë”, ku si kolinë zanore është përzgjedhur kënga “Mirësevjen në shpirtin tim”.

Ky projekt ka si qëllim integrimin e personave me aftësi dhe kufizuar dhe sensibilizimin e shoqërisë, shkruan Indeksonline.

Në këtë projekt protagonistë janë disa persona me aftësi të kufizuar, ndërsa shoqërohen nga disa personazhe publike të cilët interpretojnë bashkë me ta në gjuhën e shenjave.

Gjest ky madhështor nga ana e tyre.

Ndërsa edhe këngëtari Alban Skënderaj përmes rrjetit të tij social Instagram është shprehur i lumtur që kënga e tij është përdorur si kolonë zanore për projektin në fjalë.