Vlora Dumoshi sot ka ditëlindjen, por shikojeni se si e uron ambasadorja Vlora Çitaku

Showbiz November 28, 2017 - 08:18

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, sot feston ditëlindjen, përcjell “Zeri.info”.

Mirëpo, ajo që bie në sy është urimi i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ndonëse që të dyja janë kundërshtare politike sa i përket partive, shihet se ato i bashkon edhe emri që kanë, por edhe miqësia e tyre pavarësisht bindjeve politike, shkruan “Zeri.info”.

Ambasadorja Çitaku, përmes një fotografie ka uruar miken e saj, Vlora Dumoshin, duke thënë se “pak kush më shumë se ti i jep peshë emrit që mbanë”.

Ky është urimi i plotë i ambasadores Çitaku:

E dashura Vlorë,

Pak kush më shumë se ti i jep peshë emrit që mbanë. Emrit amanet...

Të dhashtë ky vit miliona arsye për buzëqeshje!

Image