“Birthday” nuk është kënga e fundit e Getit për këtë vit, kjo është kënga e re e tij

Showbiz November 27, 2017 - 23:36
Duket se reperi Getoar Selimi surprizat me këngë i ka lënë për fundvit
 
Pasi lansoi këngën e tij “Birthday”, e cila kënga shumë shpejt u bë hit, reperi ka hyrë përsëri në aksion.
 
Me anë të një postimi të tij në instagram, Geti ka paralajmëruar edhe një këngë të re, kësaj radhe bashkë me anëtarët e tjerë të BabaStars.
 
Në fotografinë e fundit që ai ka postuar shihet që bashkë më të janë edhe Cozman dhe Skivi.
 
Ndoshta, pikërisht me këta të dy Geti do ta lansojë këngën e radhës, e cila vjen pasi njëri prej anëtarëve të BabaStars, Albert Krasniqi, e akuzoi këtë të fundit se po i anashkalon anëtarët e tjerë të grupit duke e favorizuar vetëm Majkun.
 
Sipas Getit kënga shumë shpejt pritet që të lansohet nëpër kanalet e tyre të youtube dhe për publikun shqiptarë
 
Image