Showbiz

Publikohet videoja përmbledhëse me momentet më interesante gjatë martesës së Getit dhe Marinës (Video)

Publikohet videoja përmbledhëse me momentet më interesante gjatë martesës së Getit dhe Marinës (Video)
25 nëntor 2017 • 09 : 18

Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre më datën 10 shtator të këtij viti.

Ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri.

Me tendencën për ta mbajtur sa më private, çifti Marina dhe Geti hezituan fillimisht që të publikojnë imazhet nga martesa e tyre, por më pas vendosën që përmes rrjeteve sociale të tregojnë për atmosferën që mbizotëroi në dasmën e tyre.

Së fundmi, produksioni “XL” të cilët janë kujdesur për xhirimet, kanë publikuar një video përmbledhëse me momentet më të bukura gjatë martesës.

Në video shfaqet gjithçka që nga momenti i celebrimit, e deri te festa e madhe në mbrëmje në mesin e mysafirëve .

Dasma e Getit dhe Marinës thuhet të jetë ndër dasmat më të shtrenjta në estradë, që u organizuan gjatë këtij viti. 

© zëri.info