Shqiptarja Kleofina Pnishi, favoritja për të fituar “Miss Franca 2017”

Showbiz November 24, 2017 - 17:18

Modelja e mirënjohur shqiptare, Kleofina Pnishi pritet që edhe një herë të zgjidhet “Miss France”.

Me 16 dhjetor, vajzat më të bukura të Francës do të ngjiten në skenën e “Miss France” e cila do të mbahet në Amerikë.

Shqiptarja Kleofina Pnishi e cila është rritur në Francë është favoritja kryesore për të fituar këtë kurorë.

Ndërsa, Ed Sheeran do të bëjë hapjen e eventit të “Miss France”.

Në këtë garë  janë  vajzat me prejardhje nga Algjeria, Italia, Ukraina, Kina dhe Suedia, të cilat jetojnë prej vitesh në Francë./ZERI