Fansat e befasojnë Bebe Rexhën në festën e “Dita e Falënderimeve” (Foto)

Showbiz November 24, 2017 - 15:51

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënohet “Dita e Falënderimeve”, e cila është festë pagane dhe festohet në disa shtete kryesisht të kontinentit amerikan.

Image

Pjesë e saj është edhe këngëtarja jonë, e cila shihet teksa takon shumë miq dhe fansa në rrugët e New Yorkut.

Disa prej fansave e kanë befasuar Bebe duke dal para automobilit me të cilin po udhëtonte në paradën e organizuar me rastin e festës.

Ata kanë hapur një flamur teksa e urojnë Beben me rastin e festës, e cila karakterizohet edhe me faljen e një gjel deti prej presidentit amerikan.

Image

E këtë veprim të fansave e ka sjell në rrjetet sociale edhe këngëtarja, ku me disa prej tyre është fotografuar Bebe.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Image