Vallëzim më të nxehtë se të kësaj modeleje, vështirë se keni parë! – (Video)

Showbiz November 24, 2017 - 15:10

Bukuroshet e shoubiznesit e dinë fare mirë se si mund ta tërheqin vëmendjen e publikut, e kjo përfshinë pozat joshëse, por edhe vallëzimet tejet të nxehta, transmeton Zeri.info.

Dhe pikërisht me një vallëzim të këtillë, vjen edhe supermodelja e famshme Emily Ratajkowski, e cila ka publikuar një videoxhirim, ku ka treguar aftësitë e saj në vallëzim.

Emily është njëra nga manekinet më të popullarizuara në Instagram, prandaj këtë popullaritet e shfrytëzon në maksimum. Ajo është shumë aktive në këtë rrjet social, duke publikuar rregullisht foto joshëse nga xhirimet.

Pasi ka promovuar koleksionin e ri të bikinëve "Inamorata", Emily ka vendosur të realizoj një video duke vallëzuar, të cilën pastaj e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Në disponim të mirë, kjo bukuroshe realizon një vallëzim të nxehtë e veshur në bikini të zi, i cili ka zbuluar trupin e saj super-seksi dhe vital./ZERI