Për t’ia rrëmbyer zemrën kësaj bukurosheje, ju duhet t’i keni këto cilësi - (Foto)

Showbiz November 24, 2017 - 13:51

Nëse pyetesh për ta përshkruar se si duket një femër e përkryer, atëherë mjafton për ta treguar një foto të Kate Dros dhe përgjigja është aty. Kjo pasi Kate pa asnjë dyshim, është njëra nga femrat më seksi që mund të keni parë, duke u nisur nga shikimi i saj ‘vrasës’ dhe trupi i përsosur, transmeton Zeri.info. 

Image

Por ajo që është për t’u çuditur, është fakti se ajo është beqare, por në anën tjetër është një lajm i mirë për të gjithë meshkujt, pasi e kanë mundësinë që ta provojnë ta pushtojnë zemrën e saj.

Image

Por kush është në të vërtetë Kate Dros. Bëhet fjalë për modelen amerikane 26-vjeçe, e cila momentalisht është duke e zhvilluar karrierën e saj në Nju Jork.

Image

Siç ka deklaruar ajo, profesionin e modeles e kishte zgjedhur pasi i pëlqen rrobat dhe këpucët e shtrenjta, pastaj grimin dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

Image

Ajo thotë se inspirimin e ka gjetur tek supermodelet e famshme si Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Naomi Cambel, Linda Evangelista, Kate Moss dhe Stephanie Seymour.

Image

Duke u përgjigjur në lidhje me atë se si ka arritur të ketë një trup kaq të formësuar dhe seksi, ajo thotë se i kushton vëmendje të madhe ushqimit dhe ushtrimeve, por edhe gjeneve të mira.

Image

Mirëpo, edhe përkundër se ka një trup kaq seksi, ajo thotë se ka pasur mjaft vështirësi që të futet në botën e modelimit dhe shpesh ka pasur edhe kushtëzime për favore seksuale.

Image

Por, ajo thotë se me sukses i ka përballuar të gjitha këto sfida dhe në fund ka arritur të bëj emër në botën e modelimit, shkruan më tej zeri.info.

Image

E pyetur se pse është beqare, duke marrë parasysh se është njëra ndër femrat më seksi në botë, ajo thotë se shijet e saj për meshkuj janë mjaft rigoroze, prandaj janë të rrallë ata meshkuj që i përmbushin pritjet e saj.

Image

“Për mua pamja e një mashkulli nuk ka aq shumë rëndësi sa ka sjellja e tij dhe tiparet si humori dhe shpirtgjerësia. Nuk më pëlqejnë tipat e mbyllur dhe që mburren. Dhe këto mungojnë tek shumica e meshkujve”, është shprehur bukuroshja, duke shtuar se nuk mërzitet aq shumë me statusin e saj si beqare, pasi di si të kënaqet me jetën./ZERI

Image
Image
Image
Image