Qendesa Batllava me një super vokal thotë 'Dashni e huj'

Showbiz November 23, 2017 - 15:10

Një baladë vërtetë e bukur sapo ka ardhur. Ajo mban titullin “Dashni e huj” kënduar me një super vokal nga këngëtarja Qendresa Batllava, kënga që ka edhe një realizim klipi mjaft të përshtatur nga produksioni i njohur MProduction.

Këngëtarja e cila ka 7 vite që merret me muzikë dhe ndryshe është vajza e folkloristit të njohur Enver Batllava, ka sjellë këtë balada që është klipi i saj i dytë, ndërsa që në orët e para të publikimit ka nisur të dëgjohet e të pritet shumë mirë.

Ne kemi nisur ta dëgjojmë e ta ridëgjojmë besoj se edhe juve do tju bëjë për vete kjo këngë e bukur me muzikë dhe orkestrim nga Egzon Bajraliu dhe me tekst nga Kreshnik Avdiu.