Anastasia: Harrojeni Kim-in, vithet e mia janë më të bukurat në botë! - (Foto)

Showbiz November 23, 2017 - 10:09

Kush është Anastasia Kvitko? Për ata që kanë llogari në Instagram, e njohin si “Kim Kardashian ruse”, ndërsa me format e jashtëzakonshme të trupit, ajo ka arritur të ketë mbi 6 milionë ndjekës në këtë rrjet social, transmeton Zeri.info.

Image

Për shkak të vitheve të saj të bujshme, keqdashësit e kanë akuzuar se ka kryer operime plastike të tyre, por ajo me këmbëngulje e ka mohuar këtë, duke pranuar që edhe para kamerave të kontrollohen vithet e saj, me çka vërtetë është dëshmuar se janë plotësisht natyrale.

Image

Anastasia është modele 22-vjeçe e rritur në rajonin perëndimor të Rusisë, Kaliningrad, ndërsa falë trupit të jashtëzakonshëm, të cilin nuk përton ta shfaqe në veshje të brendshme intime dhe bikini, ajo ka arritur famë në mbarë botën.

Image

Ajo është bërë e famshme falë përmasave trupore 38-25-42, ndërsa nga shumë agjenci të modës ishte refuzuar pasi e konsideronin si trashaluqe. Dhe në vend që ajo të zotohej për reduktimin e formave trupore, Anastasia këto forma i kishte shndërruar në shenjë dalluese. Ajo thotë se format e saj seksi janë falë dietave strikte dhe regjimit të ushtrimeve, por edhe marrjes me atletikë.

Image

“Kur kam qenë e re, jam marrë me atletikë, ndërsa tani qëndroj vitale falë ushtrimeve të zakonshme në palestër dhe ushqimit dietal. Nuk e konsumoj mishin dhe shmangi ushqimin e shpejtë dhe zakonisht zgjedh dietë të shëndetshme. Në Rusi e kam pasur të vështirë të gjej ushqim organik, por tani në SHBA ky nuk është problem”, ka rrëfyer ajo.

Image

Anastasia insiston se kurrë nuk përdor Fotoshopin për t’i përpunuar fotot e saj, ndryshe nga bukuroshe tjera të Instagramit, siç është Kim Kardashian.

Image

“Kjo më dallon nga shumë bukuroshe tjera të Instagramit. Unë i postoj fotot e mia ashtu siç i bëj, pa ndërhyrje, pa përmirësime. Dua që fansat e mi të më shohin ashtu siç dukem në jetën reale”, thotë bukuroshja, shkruan më tej zeri.info.

Image

Ajo insiston se Kim Kardashian as për së afërmi nuk i afrohet asaj dhe nuk ka dëshirë ta krahasojnë me të.

Image

“Më pëlqen Kim Kardashian, por nuk më pëlqen të më krahasojnë me të. Ajo është larg prapa meje. Trupi im është sportiv, muskujt e ijëve të mia janë të trajnuara, vithet e mia janë më të bukurat në botë dhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, përfshirë as fytyrën. E kjo nuk mund të thuhet për Kimin”, ka përfunduar bukuroshja./ZERI

Image
Image