E akuzon këngëtarin e famshëm se e ka dhunuar

Showbiz November 23, 2017 - 09:57

Anëtarja e ish-grupit të njohur “Dream”, Melissa Schuman, thotë se në vitin 2002 është dhunuar nga këngëtari Nick Carter, transmeton "Zeri.info".

Në atë kohë këngëtari i grupit të famshëm “Backstreet Boys” ishte 22-vjeçar, ndërsa ajo ishte vetëm 18-vjeçare.

Ata ishin njoftuar përmes shtëpive diskografike, ndërsa një mbrëmje ai e kishte ftuar për shoqërim.

Melissa kishte pranuar dhe me vete kishte marrë edhe një shoqe. Kur kishin arritur Carter e kishte dërguar atë në një dhomë tjetër.

Edhe pse i kishte thënë se nuk dëshiron më shumë sesa vetëm puthje, ai e kishte detyruar që të bëjë seks oral.

“Kur e ka vënë dorën time në penisin e tij kam menduar se e vetmja mënyrë që të dalë nga dhoma është ta përfundoj atë që ai kishte nisur”, ka rrëfyer këngëtarja përcjell "Zeri.info".

Pas kësaj ai e kishte hedhur në krevat dhe i kishte hipur sipër.

“I kam thënë se isha e virgjër dhe se po ruhesha për bashkëshortin e ardhshëm, ndërsa ai më ka pëshpëritur në vesh: ‘Unë mund të jem bashkëshorti yt’”, ka shtuar Melissa.

Ishte munduar ta shtynte, por thotë se ai ishte tepër i rëndë. Kishte vërejtur se ‘ai kishte vendosur diçka brenda saj’.

“E kam pyetur se për çka bëhej fjalë, ndërsa ai më ka thënë: “Unë jam i tëri zemër”, ka vazhduar Melissa, transmeton "Zeri.info".

Disa javë pas kësaj ajo kishte marrë thirrje telefonike nga Carter, por ajo nuk i është përgjigjur.

“Më nuk kam dashur ta shoh. Mirëpo, prapë kam nënshkruar kontratë me menaxherin e tij, i cili kishte ndikim të madh në industrinë e muzikës”, ka rrëfyer më tutje Melissa. /ZËRI/