Jo veç Bleona, ja edhe cila këngëtare tjetër shqiptare i ngriu vezët

Showbiz November 22, 2017 - 15:31

Bleona Qereti, këngëtarja shqiptare ditë më parë bëri bujë në mediet për shkak se ngriu vezët.

Madje, ajo këtë gjë e ka bërë publikisht në rrjetet sociale dhe mori shumë komente dhe kritika, shkruan lajmi.net

Por, këtë gjë, e ka bërë edhe Rita Ora, edhe pse nuk tregoi kurrë.

Rita Ora thotë se ka menduar për bërë fëmijë që në moshën 20-vjeçare, por kur është duke shkuar 27-të, ende nuk e ka një të tillë.

Arsyet janë disa, por kryesore Rita thotë se është karriera dhe angazhimi profesional që ka. E megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita rrëfeu për herë të parë se ka ngrirë vezët.

“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin Sunrise.