Fotografitë nudo të Madonnës 18-vjeçe dalin në ankand

Showbiz November 22, 2017 - 08:17

Këngëtarja Madonna është vendosur sërish në fokusin e mediave së fundmi.

Kjo për shkak të disa fotografive nudo të këngëtares, të realizuara në moshën 18 vjeçare, të cilat do të dalin në ankandin “Gotta Have Rock And Roll”, të mërkurën.

Këtë set fotografik ajo e kishte realizuar para fotografit të njohur Cecil I. Taylor, shkruan Telegrafi.

Fotografitë bardhë e zi shfaqin nudo këngëtaren 18 vjeçare, me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa pozonte.

Image

Ndërkohë imazhet tjera shfaqin një Madonna e cila kërcen e zhveshur në studio.

TMZ raporton se ka 108 fotografi nudo të këngëtares në shitje, me çmime që fillojnë nga 800 deri në 1200 dollarë.

Image

Image