Gjenden gjësendet e vjedhura të John Lennon

Showbiz November 21, 2017 - 21:30

Policia gjermane ka gjetur më shumë se 100 gjësende të vjedhura nga prona e John Lennon, këtu duke përfshirë edhe tre ditarë.

Ditarët, një incizim i një koncerti të Beatles, dy palë syze, mbajtëse cigaresh e gjësende të tjera ishin vendosur në zyrat qendrore të policisë në Berlin.

Nga policia është bërë e ditur që një 58 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për shitblerje të të mirave të vjedhura.

Kjo vjedhje kishte ndodhur në vitin 2006 në New York nga e veja e Lennon, Yoko Ono./klankosova.tv/