'Ndahet' Blero me të dashurën? Kjo është e vërteta

Showbiz November 21, 2017 - 16:29

Nuk është rastësi t’a shohim Bleron si protagonist të medieve rozë çdo të dytën ditë, për të mos thënë gjithmonë.

Tash, veçse dihen arsyet e vëmendjes që merr këngëtari, gjë për të cilën shpesh herë është shprehur tejet i pakënaqur, ani pse shprehet se e kupton botën e showbizit.

Lidhja me modelen Afrona Dika, tash e disa vite, duket se po bëhet përherë e më e qëndrueshme, me çka po japin bindjen e një kurorëzimi të shpejtë mes tyre.

Por, jo rrallë herë u tha se çifti në fjalë janë ndarë e kanë krizë në lidhje, ani pse tash për tash, lirisht mund të thuhet se nuk ka vend për ndarje.

Madje, në njërin prej rasteve të aludimit, doli të jetë e vërtetë , por që nuk zgjati shumë dhe u rikthyen sërish aty ku e kishin lënë.

E tani duket, se vetëm distanca po i ndanë, meqë udhëtimet e shpeshta të këngëtarit nëpër turne të ndryshme, kudo ku ka shqiptar, po e bëjnë t’i qëndrojë larg të dashurës së tij.

Këtë, e konfirmoi edhe kësaj radhe, Afrona, përmes këtë imazhi që ka publikuar, me përshkrimin: “I miss you”.

Image