“Sahit Plisi” prezanton shokët e tij, ja kush janë

Showbiz November 20, 2017 - 22:58

Vedat Bajrami është ndër aktorët më të pëlqyer për publikun.

Me skeqet e tij humoristike dhe rolet e ndryshme në të cilat aktron, ai ka bërë për vete publikun, shkruan lajmi.net.

Aktualisht, Vedati është pjesë e serialit vendor “Egjeli”, në të cilin luan rolin e “Likit” dhe që pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Së fundi, Vedati ka marrë pjesë në videoklipin e reperit Gjiko, në këngën “Papuqe Gucci”, duke sjellur edhe këtë herë pak humor në rolin e “Sahit Plisit”.

Në llogarinë e tij në Instagram, aktori ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet bashkë me Ledri Vulën, Gjikon, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun.

“Sahiti me shokë Papuqe Guci”, është mbishkrimi që Vedati i ka lënë fotografisë së shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit të Gjikos.

 

Image