Ledri Vula koncert në Mitrovicë për fitoren e Agim Bahtirit

Showbiz November 20, 2017 - 16:44

Reperi i famshëm, Ledri Vula sonte do të përformojë në qytetin e Mitrovicës për fitoren e AKR-së.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i kësaj Komune Agim Bahtiri, i cili dje mori edhe një mandat tjetër për të udhëhequr këtë komunë, shkruan, zeri.info

Bahtiri në faqen e tij zyrtare  ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të festojnë fitoren me të ftuarin special Ledri Vula, i cili do të jetë prezent që nga ora 17:00 në Palestrën e Sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë./ZERI

Image